Sqarimi i kryeministrit për shkarkimin e shefit të AKI-së dhe ministrit Sefaj  

Sqarimi i kryeministrit për shkarkimin e shefit të AKI-së dhe ministrit Sefaj  

Qeveria e Kosovës nëpërmes një njoftimi për media ka treguar arsyet se pse kryeministri shkarkoi shefin e AKI-s Driton Gashi dhe Ministri të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj.

Në njoftim thuhet se arsyeja e shkarkimit është mos njoftimi i Haradinajt për operacionin e depërtimit të fshehtë dhe urgjent të gjashtë shtetasve Turq.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, si Kryeministër i Republikës së Kosovës kam kërkuar Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Driton Gashi dhe Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj”.

“Operacioni i ndërprerjes së leje qëndrimit, i ndalimit, depërtimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin e Kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij! “,thuhet në njoftimin e qeverisë.