Derisa Komisioneri Europian për Zgjerim, Johannes Hahn pritet që sot të vijë në Kosovë dhe të takojë liderët shtetërorë duket se konferencat nuk do t’i mbajnë të përbashkëta.
Kështu të paktën është bërë e ditur përmes njoftimeve të zyrës se BE-së dhe zyrës së kryeministrit të Kosovës.
Në njoftimet e tyre është thënë se komisioneri Hahn do të mbajë konferencë për medie në ora 16:45 në zyrët e BE-së në Prishtinë, kurse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do ta mbajë vetëm 15 minuta pas tij që parashihet në ora 17:00.
Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ka sqaruar për Gazetën Insajderi se konferenca e Haradinajt nuk ndërlidhet vetëm me vizitën e komisionierit Hahn.
Ajo sqaroi se agjenda e kryeministrit ka qenë e përcaktuar më herët.
“Hahni ka pasur agjendën e vetë, ne po mbajmë konferencë për zhvillimet e fundit që nuk lidhen vetëm me Joahnes Hahnin por me zhvillimet e tjera. Kur e kemi lëshuar ne agjendën ka qenë para Hahnit. Kështu që kjo ka agjendë e kryeministrit”, tha Gashi për Insajderin.
Ndryshe arsye për ndryshimin e agjendës së komisionerit Hahn ka qenë vizita në Beograd.
Ai fillimisht ka paralajmëruar se do të takohet me Thaçin në orën 13:00, kurse më pas ky takim u shty.
Vizita e Hahnit si qëllim kryesor pritet ta ketë lobimin për heqjen e taksës nga Kosova. /Insajderi.com