Sqarohet Gani Geci

Sqarohet Gani Geci

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka treguar se ai është detyruar të largohet nga një lokal në Prishtinë, shkaku i masave anti-covid, njofton Insajderi.

Geci, kishte kërkuar një sqarim nga forcat e policisë, të cilët po mbyllnin lokalet në atë pjesë të qytetit, pasi ai kishte rënë në konfuzion në lidhje me orën e reagimit, sepse masat e qeverisë, lejojn lokalet e gastronomisë të punojnë deri në ora 23:30, ndërsa ndërhyrja e Policisë, ishte bërë para orës 22:00.

“Duke ditur qe vendimi i i qeverisë që është në fuqi është që lokalet të jenë të hapura deri në orën 23:30 dhe ora ishte 21:55, një vendim të ri të qeverisë nuk ka kërkova dokument pse duhej te dilnin nga lokali pasi nuk i kishin pagua ende as pijet”, shkroi ndër të tjera Geci në llogarin e tij në Facebook./Insajderi.com.

 

 

 

 

 

 

 

https://www.facebook.com/GaniGeciLDK/posts/3724842300860906