Sqarohet MPB: Veturat zyrtare janë në shfrytëzim të KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve

Sqarohet MPB: Veturat zyrtare janë në shfrytëzim të KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve

Ministria e Punëve të Brendshme ka sqaruar disa lajme, që janë duke qarkulluar në medie se veturat e MPB-së, janë duke u përdorur në procesin elektoral që është duke u mbajtur sot në komunën e Podujevës dhe komunën e Mitrovicës së Veriut, njofton Insajderi.

Përmes një komunikate për media, MPB thënë se “në lidhje me spekulimin ju njoftojmë se veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë dhënë në shfrytëzim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizmin e zgjedhjeve”.

Tutje në reagimin e MPB thuhet se “kjo është një praktikë që gjatë organizmit të zgjedhjeve në Kosovë, KQZ, kërkon nga Ministria e Administratës Publike, mbështetje me vetura për organizmin të zgjedhjeve”.

“Tashmë meqë ish-Ministria e Administratës Publike është shuar në Ministrisë e Punëve të Brendshme, është përgjegjësi e MPB-së që t’iu jep në shfrytëzim vetuat për KQZ-në. Ju njoftomë se këto vetura janë dhënë në shfrytëzim me miratimin e Sekretarit të Përgjithshëm të MPB-së”, e ka përfunduar sqarimin MPB./Insajderi.com