Sqarohet PZAP: Ankesat e votuesve jashtë Kosovës s’mund të parashtrohen në formë elektronike

Sqarohet PZAP: Ankesat e votuesve jashtë Kosovës s’mund të parashtrohen në formë elektronike

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka sqaruar votuesit jashtë Kosovës, aplikacionet e të cilëve janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor për të votuar më 14 shkurt, nuk mund t’i parashtrojnë aneksat në mënyrë elektronike, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, nga PZAP-ja thonë se votuesit që gjenden jashtë Kosovës mund të ankohen, mirëpo vetëm në mënyrë fizike përmes postës me dërgesa rekomande.

“Ju rikujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me datën 22 janar 2021 ka njoftuar Votuesve Jashtë Kosovës me të drejtë vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor,  mund të parashtrojnë ankesat në PZAP vetëm në mënyrë fizike përmes postës me dërgesa rekomande, e jo në mënyrë elektronike”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje bëhet e ditur se ankesat mund të parashtrohen përmes formularit të cilin mund ta shkarkoni ne ueb sajtin zyrtar ëëë.pzap-ks.org

“Gjithashtu ankesat mund të paraqiten edhe në çfarë do letre A4, por duhet të përmbajë informatat e Parashtruesit të ankesës”, thuhet tutje në njoftimin e PZAP-së./Insajderi.com