Sqaron Ambasada e Kosovës në Gjermani: Nuk ka viktimë të katërt në aksidentin ku të përfshirë ishin familja Krasniqi

Sqaron Ambasada e Kosovës në Gjermani: Nuk ka viktimë të katërt në aksidentin ku të përfshirë ishin familja Krasniqi

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se në aksidentin e ndodhur në Meerseburg, i cili rezultoi të jetë me fatalitet për shqiptarët e përfshirë në të, kanë vdekur tre persona nga familja Krasniqi, kurse viktimë të katërt nuk ka, njofton Insajderi.

Kjo ambasadë sot ka marrë raportin zyrtar për këtë aksident të rëndë të ndodhur para dy ditëe, ndërsa thonë se gabimi në raportim se katër persona nga kjo familje me shtetësi zvicerane dhe prejardhje nga Kosova, kanë vdekur, është përmirësuar edhe në mediet gjermane.

“I njejti gabim është korrigjuar nga autoritetet gjermane edhe kundruall mediave gjermane”.

“Për paqartësitë në raportimet e mëhershme kërkojmë ndjesë”, thuhet tutje në sqarimin e ambasadës.

Gjatë ditës së djeshme, ministrja e Punëve të Jashhtme, Meliza Haradinaj-Stublla, kishte njoftuar se është informuar nga Ambasada e Kosovës në Berlin se edhe anëtari i katërt i kësaj familje ka ndërruar jetë. /Insajderi.com

Ambasada e Kosovös në Berlin sot ka marrë raportin zyrtar për Aksidentin e Meerseburg. Me këtë rast autoritetet gjermane…

Posted by Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo on Sunday, October 18, 2020