
Drejtori i Stacionit të Autobusëve të Prishtinës, Ylber Çitaku, ka folur përsëri në media duke mohuar se ka nisur një valë e re e kosovarëve që emigrojnë nëpër vende të ndryshme të Evropës duke përdorur autobusët që nisen drejt Serbisë e më pas edhe nëpër vende të tjera.
Çitaku i tha televizionit publik se për dallim para një jave ku për tri oraret e autobusëve 22:00, 22:30 dhe 23:00 që nisen drejt Serbisë janë shtiru 30 bileta, këtë javë janë shitur 15 më shumë.
Por blerja e biletave në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë nuk është praktikë e njohur për udhëtarët dhe kompanitë e udhëtarëve, por i blejnë ato brenda autobusëve./Insajderi.com
Valë e re emigrimi? – autobusët për Beograd përplot me njerëz