Një foto e rrallë e stacionit të trenit të qytetit të Prishtinës është publikuar sot në rrjetin social Twitter nga llogaria ‘Arkivi Osman’ (Ottoman Archive).
Në mbishkrimin e fotografisë shkruhet: “Stacioni i trenit në Prishtinë, gjatë fillim viteve 1900”.
Perandoria Osmane është shteti paraardhës i Republikës së Turqisë së sotme dhe një nga perandoritë më të mëdha të historisë.
Kjo pernadori kishte shtrirë sundimin e saj edhe në Kosovë midis viteve 1385 dhe 1912. /Insajderi.com