Stano: Hapja e ambasadës në Jerusalem është kundër qëndrimeve të BE-së

Stano: Hapja e ambasadës në Jerusalem është kundër qëndrimeve të BE-së

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka komentuar hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe zhvendojen e ambasadës së Serbisë në këtë qytet, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se këto janë angazhime bilaterale të palëve dhe se BE ka qëndrim të qartë sa i përket Jerusalemit dhe se në këtë qytet nuk ka ambasadë asnjë shtet i BE-së e nuk kas asnjë delegacion të BE-së atje.

“Sa për ambasadat është angazhim bilateral i tyre. Këto pyetje duhet t’u bëhen atyre. Unë vetëm mund të them se pozicioni i BE-së për lëvizjet e ambasadave në Jerusalem është i njohur dhe nuk ka ndryshuar. Nuk ka shtet të BE-së me ambasadë në Jerusalem. Nuk ka delegacion të BE-së në Jerusalem. Është në vijë me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara. BE e ka përsëritur përkushtimin për zgjidhjen për dy shtete. Duhet gjetur rrugë nëpërmjet dialogut për të zgjidhur statusin e Jerusalemit si kryeqendër e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës. Pasi që Kosova dhe Serbia e kanë prioritet integrimin në BE, BE pret që të dyja të veprojnë në vijë me këtë përkushtim”, ka thënë Stano në konferencë për media. /Insajderi.com