Stano: Kosova e Serbia vazhdojnë takimet më 20 shtator në Bruksel

Stano: Kosova e Serbia vazhdojnë takimet më 20 shtator në Bruksel

Të dielën e 20 shtatorit pritet që të vazhdojnë bisedimet mes delegacionit kosovar dhe atij serb në Bruksel, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka thënë se të dielën vazhdojnë bisedimet, ku do të diskutohet për çështjet e ngritura në takimin e fundit mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Diskutimet do të vazhdojnë mbi temat e ngritura në takimin e fundit politik të nivelit të lartë. Këto janë marrëveshje mbi komunitetet jo-shumicë dhe zgjidhjen e pretendimeve të ndërsjella financiare dhe pronës, e cila është deri në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme,” tha Stano.

Kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq kanë udhëtuar për në qendrën e BE-së bashkë me ekipet, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në Shtëpinë e Bardhë. /Insajderi.com