Stano: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të mbulojë të gjitha çështjet e hapura

Stano: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të mbulojë të gjitha çështjet e hapura

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se BE nuk do të përcaktojë marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.

Siç thekson Stano, u takon të dyja palëve që të bien dakord brenda perimetrave të caktuar.

Ai thotë se blloku nuk e rishkruan marrëveshjen “si një recetë”, por thotë se kjo marrëveshje duhet të mbulojë të gjitha çështjet e hapura.

“BE nuk e rishkruan marrëveshjen si një recetë, por thotë se ajo duhet të mbulojë të gjitha çështjet e hapura, të jetë ligjërisht e detyrueshme dhe në përputhje me ligjin e BE dhe të drejtën ndërkombëtare. Për çfarëdo që palët bien dakord, bazuar në këto parametra, do të jetë një zgjidhje e kënaqshme.” , shpjegon Stano, raporton Tanjug, transmeton Insajderi. /Insajderi.com