Stavileci: Koalicioni PAN po shkon drejt fitores së sigurt

Stavileci: Koalicioni PAN po shkon drejt fitores së sigurt

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media në mesditë në selinë e PDK-së, ka thënë se raportet e deri tanishme nga terreni tregojnë se koalicioni PDK-AAK-Nisma do të jetë fitues.

Ai ka thënë se trendi i daljes tregon që në zonat e ku PDK është e fortë ka dalje të madhe te qytetarëve.

Sipas tij, Kosova duhet të jetë e fortë t’i kundërvihet përpjekjeve të Serbisë që po dëshirojnë të bëjnë në veri.

Stavileci ka falenderu policinë dhe prokurorinë për punën që po bëjnë në mbarëvajtjen e procesit. /Lajmi.net/