fbpx

Stefanoviq: Po bisedojmë me çdo shtet për ta penguar hyrjen e Kosovës në Interpol

Ministri i brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviq e ka porositur Prishtinën “që të mos pret të hyjë në Interpol për ta luftuar krimin”.

Stefanoviq: Po bisedojmë me çdo shtet për ta penguar hyrjen e Kosovës në Interpol

Stefanoviq për televizionin serb TV Pink ka thënë se Serbia po bisedon me çdo shtet në lidhje me kërkesën e Kosovës për hyrje në Interpol dhe ka pretenduar se qëllimi i bisedave është të pengojë, siç ka thënë “politizimin e Interpolit”, gjegjësisht të pengojë hyrjen e Kosovës në Interpol, dhe ka shtuar se ka dërguar letër edhe organeve të Interpolit.

Ai ka thënë se Prishtina ka pretenduar se nuk mund të luftojë kundër krimit sepse Serbia po e pengon të hyjë në Interpol, duke porositur: “Mos pritni hyrjen në Interpol për të luftuar kundër krimit”.

Ai ka thënë se me pranimin e Kosovës në Interpol “shumë të dhëna do të komprometoheshin”, duke pyetur se “çfarë ka ndryshuar që të shkelet vendimi i cili është marrë vitin e kaluar në Kuvendin e Interpolit kur është refuzuar kërkesa e Kosovës për hyrje”.

“Ne do të luftojmë deri në momentin e fundit ta pengojmë hyrjen e Kosovë në Interpol”, ka thënë Stefanoviq, përkundër Marrëveshjes së Brukselit, të cilën e ka nënshkruar Serbia ku kërkohet që Serbia dhe Kosova të mos e pengojnë njëra tjetrën në anëtarësim nëpër organizata ndërkombëtare./Insajderi.com.