Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” është sulmuar nga hakerët për një kohë të shkurtë, duke ia vënë flamurin kuq e zi me stemën e UÇK-së.
Në një mbishkrim që ishte aty shkruhej “Kosova është Shqipëri”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ‘Tanjug’.
“Në faqen e Tanjug këtë mëngjes kishte një flamur kuq e zi me simbole të të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe mbishkrimin “Kosova është Shqipëri”, shkruan agjencia e lajmeve Tanjug./Insajderi.com