Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Strugës të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast një burrë 39-vjeçar vrau gru" />

Strugë, burri therë me thikë bashkëshorten e tij

Strugë, burri therë me thikë bashkëshorten e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Strugës të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast një burrë 39-vjeçar vrau gruan e tij, e cila ishte pesë vjet më e re.

Sipas informacionit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RMV-së,  në Strugë, gjatë një sherri verbal me burrin e saj, gruaja S. Р  (1987) u godit me thikë dhe iu nënshtrua plagëve. Vdekja është konfirmuar nga ekipi i Ndihmës së shpejtë në Strugë.

Ndërkohë autori i vrasjes me iniciale  J. Р i lindur në vitin  1982 është lënduar gjatë tentimit për të kryer vetëvrasje. Nga Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se po punojnë në zbardhjen e rastit. Çifti i ri sipas informacioneve kishte edhe fëmijë të moshës së mitur.

Ndërkaq nga Prokuroria e vendit fqinj sot nëpërmjet një njoftimi thonë se kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

“Sipas informacioneve të para, pas një diskutimi ndërmjet tyre, burri e ka goditur gruan disa herë me thikë dhe më pas u përpoq të bënte vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e miqve të tyre, ku çifti ishte për vizitë. Me urdhër të prokurorit publik, do të kryhet autopsia në trupin e viktimës. Gjurmët dhe provat janë mbledhur nga vendi i ngjarjes, të cilat do të shqyrtohen, përfshirë armën me të cilën është kryer krimi. Për të vërtetuar faktet, prokurori publik do të marrë në pyetje edhe dëshmitarët e ngjarjes”, thonë nga Prokuroria publike e Maqedonisë së Veriut. /Insajderi.com