Stublla: Skema kriminale funksionoi për të ma tjetërsuar rezultatin që u certifikua sot

Stublla: Skema kriminale funksionoi për të ma tjetërsuar rezultatin që u certifikua sot

Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar se ndaj saj është “vendosur një skemë” e cila thotë se, funksionoi për t’ia “tjetërsuar rezultatin” që u certifikua sot, njofton Insajderi

Stublla, pasi nuk ka arritur të futet si deputete në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, këtë “skem” e ka quajtur” kriminale”

“Skema kriminale fonksionoi për të më njollosur rrënjësisht mua dhe familjen time sipas planit duke varrosur të vërtetën e vullnetit qytetar” ka shkruar ajo në Facebook.

Strublla ka shtuar se “Incizimi i inskenuar e i sponzorizuar, që u publikua ditë më parë, që u interpretua nga pseudo-portalet sipas dëshirës së porositësve, se kinse bashkëshorti im implikohet në bisedat e ulëta që zhvilloheshin në atë video 30 minutëshe, përmban tregues të mjaftueshëm e të bindshëm për inskenimin e dobët teatral që bëri banda kriminale sponzorizuese e kësaj fushate denigruese KUNDËR MEJE”.

“Ndërsa, tani me raportimin e dy veglave të krimit të videos që kanë dalë para drejtësisë, skenari dhe porositësit thotë se besoj fuqishëm se përfundimisht do të zbardhen me zbulimin e identitetit të protagonistit të tretë X1 (dhe mendoj kryesor) të video-inskenimit. I bëj thirrje publike Kryeprokurorit të Prishtinës Kujtim Munishi, i cili apostrofohet nga personi i tretë në këtë video publike në minutin 25:10, që të deklarohet se nëse ekziston lidhja e tij me këtë person, nëse e ka takuar siç po pretendohet në video, dhe kush është ai”.

Ajo citoi se personi i tretë do të zbardhë gjithçka duke thënë se “edhe porositësin ‘politik’ që ka udhëzuar inskenimin e kësaj videoje, dhe ka kurdisur votat në Qendren e Numrimit të Rezultateve”.

“Faktet janë kokëforta, dhe e vërteta është brutale. Në pritje të saj”. /Insajderi.com