Studentët drejtuar Qeverisë: Pse nuk jemi pjesë e Rimëkëmbjes Ekonomike?

Studentët drejtuar Qeverisë: Pse nuk jemi pjesë e Rimëkëmbjes Ekonomike?

Disa studentë të Universitetit të Prishtinës, kanë reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës për mos-përfshirjen e tyre në pakon për Rimëkëmbje Ekonomike.

Organizata Studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, mbajtën një aksion simbolik para ndërtesës së Ekzekutivit.

“Kemi drejtuar 13 kërkesa në Këshillin Drejtues Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qeverisë së Kosovës”, tha Dionit Kabashi, njëri nga organizatorët e aksionit.

Kuvendi i Kosovës arriti ta kalonte Rimëkëmbjen Ekonomike, në të cilën përfshihen kategori të ndryshme shoqërore. Jo edhe studentët që sot shfaqën pakënaqësitë e tyre. /Insajderi.com