Albulena Haxhiu, disa studentë të UP-së në rolin e prokurorëve, kanë “ngritur” aktakuza ndaj Hashim" />

Studentët e drejtësisë “ngrisin” aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Lekajt e Lumezit

Studentët e drejtësisë “ngrisin” aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Lekajt e Lumezit

Pas fjalimit të deputetes Albulena Haxhiu, disa studentë të UP-së në rolin e prokurorëve, kanë “ngritur” aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Pal Lekaj, Aleksandër Lumezit.

Studenti Arbër Binaku, lexoi para protestuesve “aktakuzën” për ministrin Pal Lekaj, për 53 milion euro të humbura nga paratë e përbashkëta. Studenti Ylli Sokoli, lexoi aktakuzën për Kadri Veselin, për dosjen pronto, favorizim për punësim në pozita të larta publike, kërcënim dhe vepra penale të tjera.

Ndërsa studentja Berita Abazi, ngriti aktakuzën kundër Hashim Thaçit, për keqpërdorim të parave të përbashkëta për t’i bërë reklamë dhe marketing vetes ndërkombëtarisht.

Studentja Altinë Nika, lexoi aktakuzë kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, për falsifikim të dokumentave dhe provimeve të tij, si dhe për pengesë të punës së prokurorisë, përmes mosveprimit.