Studentët e universiteteve publike lirohen nga pagesat e semestrit

Studentët e universiteteve publike lirohen nga pagesat e semestrit

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për t’i liruar nga pagesa e semestrit studentët e universiteteve publike të nivelit bachelor dhe master, njofton Insajderi.

Siç bëri të ditur ajo, në këtë vendim përfshihen edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.

Bajrami tutje shtoi se është përmbyllur me sukses edhe ekzekutimi i pagesës prej 20.9 milionë euro për mbi 17 mijë fermerë.

“Pagesa e këtyre mjeteve – nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike – është përmbushje e plotë e zotimit tonë për dyfishimin e mbështetjes financiare për bujqësinë si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës.

Gjatë muajit janar e deri në periudhën aktuale, nga PRE 2021, kemi mbështetur financiarisht të vetë punësuarit, bizneset e grave, bujqësinë, shëndetësinë, policinë, kategoritë në asistencë sociale dhe pensionistët”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook./Insajderi.com

Gjatë këtyre ditëve, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur me sukses ekzekutimin e pagesës prej 20.9 milionë euro për mbi…

Posted by Hykmete N. Bajrami on Friday, February 12, 2021