Studentët protestues po bëhen gati për të kaluar mbrëmjen përpara Ministrisë së Arsimit.
Në fotot e mëposhtme mund të shikoni përgatitjet që po bëjnë ata për të kaluar orët e mbrëmjes në rrugë.
Nesër pritet që studentët të protestojnë përpara Parlamentit.
Në mikrofonin e Top Channel, një nga protestuesit përpara Kryeministrisë tha se protesta e sotme ka qenë sukses pasi e kanë transmetuar pothuajse të gjitha mediat.
“Derisa të kemi përgjigje nga kryeministri, protesta do të jetë pa afat”, u shpreh protestuesi.