Studentët protestojnë përmes grafiteve për mos formimin e Qeverisë

Studentët protestojnë përmes grafiteve për mos formimin e Qeverisë

Studentët e Universitetit të Prishtinës ka protestuar sot në sheshin “Ibrahim Rugova”, për mos formimin  e Qeverisë.

Fora e protestës kësaj radhë ishte shumë më ndryshe, këta studentë zgjedhën grafitet me mbishkrime të ndryshme për të protestuar rreth mos formimit të Qeverisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes shihen edhe Policia e Kosovës.

Gazeta Insajderi ju sjell disa fotografi nga vendi i ngjarjes./Insajderi.com