Studentet që duan ta ndalin terrorizmin në Kosovë

Studentet që duan ta ndalin terrorizmin në Kosovë

Këtë verë, dy studente të universitetit “James Madison University” në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sipas një shkrimi të publikuar në një portal amerikan do të vijnë në Kosovë për të ndihmuar shtetin më të ri.

Ky portal citon ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami, i cili në vitin 2015 ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me presidentin Jonathan Alger, për të nxitur bashkëpunimin në fushën e arsimit mes Kosovës dhe universitetit JMU.

Karissa Suarez Del Real, e diplomuar në studimet e politikave të Bashkimit evropian do të punoj në strategjinë anti-radikalizmit në Kosovës, përkatësisht në zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Puna e saj dot ë përqendrohet në parandalimin e infiltrimin e kosovarëve në organizatat terroriste.

Shannon Rano, studente e diplomuar në po të njëjtën drejtim do të punoj në Ministrinë e Integrimit Evropian në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Sipas këtij shkrimi, Kosova përshkruhet si shtet në të cilin po rriten organizatat radikale për shkak se 96 për qind e popullsisë është myslimane.

Profesori i shkencave politike dhe drejtori i “Programit Florence” në JMU citohet të ketë thënë se “Qeveria e Kosovës ka strategji për të njohur shenjat e radikalizmit dhe për ta dekurajuar atë./Insajderi.com