Studim: Ja pse meshkujt me mjekër janë më joshës

Studim: Ja pse meshkujt me mjekër janë më joshës

Meshkujt me stil zakonisht rrisin mjekrën e tyre. Studime të fundit kanë treguar se meshkujt me mjekër janë më tërheqës për syrin e femrave.

E gjithë kjo sepse mjekra bën që një mashkull të duket më i pjekur dhe mashkullor, ndërkohë femrat i shohin si baballarë më të mirë.

Në një studim të kryer nga Dr. Dixston, psikolog australian, më shumë se 8,500 femrave u është kërkuar t’i vlerësojnë fotografitë e meshkujve se sa joshës janë dhe se a do të futeshin në lidhje afatshkurtër apo afatgjatë me ta.

Epo, shumica e femrave i kanë vlerësuar meshkujt me mjekër si më joshës dhe si opsion më të mirë për lidhje afatgjate. Femrat joshen nga karakteristikat që janë indikatorë të niveleve të larta të testosteronit.