Studimi që tregon përse virusi Corona shpërndahet kaq shpejt dhe kaq shumë

Një nga problematikat më të mëdha të ballafaqimit me COVID-19 është shpërndarja e tij rapite. Arsye për këtë shpërndarje është shkalla e madhe e njerëzve që e kanë virusin, por nuk tregojnë simptoma, prandaj nuk qëndrojnë në shtëpi. Kështu ata bëhen super-shpërndarës.

Studimi që tregon përse virusi Corona shpërndahet kaq shpejt dhe kaq shumë

Vetëm 22 për qind të njerëzve që rezultojnë pozitiv me Coronavirus raportohet se kanë simptoma në ditën kur e bëjnë testin, sipas Zyrës Nacionale për Statistika në Britani të Madhe, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Kjo tregon edhe pse virusi është shumë vështirë i kontrollueshëm dhe shpërndahet kaq shpejt.

E dhënë tjetër nga Zyra Nacionale e Statistikave është edhe se më të infektuarit janë njerëzit që punojnë në sistemin e shëndetësisë, kjo e kuptueshme për shkak të ekspozimit më të madh që kanë.

Britania e Madhe është një nga vendet që megjithatë deri në njëfarë mase e ka kontrolluar numrin e rasteve me COVID-19.

Megjithatë edhe në Britani janë shënuar 44 mijë e 391 vdekje nga virusi.

Vetëm të hënë janë raportuar 16 vdekje të tjera, por si edhe në vdekjet e më hershme, shumica prej tyre kanë qenë me sëmundje përcjellëse./Inssajderi.com