
Stuhi, reshje shiu e breshëri kanë përfshirë gjatë së enjtes qytetin e Mitrovicës, njofton Insajderi.
Një qytetar atje është fotografuar teksa po e largonte me lopatë breshrin në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Koshtovë.
Rrebeshi i shiut me breshër ka përfshirë edhe disa pjesë të tjera të Mitrovicës.
Ndërkaq, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten pritet të jetë më e freskët dhe me rënie të maksimaleve për 3 deri 6 gradë Celsius, për shkak të vranësirave të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit.
Ndërkaq, ditë më parë është paralajmëruar për mundësinë e stuhive./Insajderi.com