“Stuhia Perëndimore” në Kosovë

“Stuhia Perëndimore” në Kosovë

Me pesëdhjetë automjete e dy helikopteri, dyqindtë ushtarë morën pjesë në testimin e KFOR-it që ka synim menaxhimin emergjente dhe procedurat e zbatueshme të komandës, kontrollit dhe komunikimit midis njësive.

“Stuhia Perëndimore”, ”, u organizua nga Komanda Rajonale Perëndimore e udhëhequr nga Italia dhe u zhvillua në fushën ajrore të Gjakovës.

“Njësitë nga Komandat Rajonale të KFOR-it, Batalioni i Rezervës Taktike dhe Njësia e Specializuar Shumëkombëshe u përfshinë në trajnim, i cili përfshiu katër faza: mbikëqyrja ajrore, vendosja e kordonëve dhe pikave të vëzhgimit, futja e trupave të helikopterëve dhe evakuimi i personelit mes trazirave”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, komandanti i KFOR-it gjeneral majori Michele Risi, vëzhgoi stërvitjen së bashku me përfaqësuesit e misionit evropian, EULEX dhe Policinë e Kosovës.

“Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO është reaguesi i tretë i sigurisë pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe po kryen rregullisht stërvitje me të gjitha njësitë e saj për të ruajtur një nivel të lartë të gatishmërisë, në mënyrë që të përmbushë misionin e tij për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizje për të gjithë qytetarët në Kosovë, siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet ndër të tjera në njoftim.  /Insajderi.com