“Nëse në Ballkan zhduket besimi në anëtarësim në BE, kërcënon kthimi në nacionalizëm, dhe në rastin më të keq, shpërthimi i konflikteve të vjetra. Në fund të fundit, perspektiva evropiane për Serbinë dhe Kosovën ishte motivimi më i madh të arrihet një marrëveshje”, shkruan gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung, me rastin e refuzimit të Francës të fillojnë negociatat për hyrje në BE me Tiranën dhe Shkupin.

Në një artikull me titull “Të zhgënjyer” gazeta pretendon se edhe në Bosnje dhe Hercegovinë mund të rriten forcat centrifugale në mes të serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve.
Gazeta përkujton në deklaratën e kryeministrit rus Dimitrij Medvedev gjatë vizitës së tij në Beograd se nuk duhet t’iu “imponohet” shteteve të Ballkanit, duke menduar në rend të parë në Serbinë dhe BeH, të zgjedhin në mes të Lindjes dhe Perëndimit.
Me këtë ai ka ofruar lidhje më të ngushta me Rusinë si alternativë për Bashkimin Evropian, dhe gazeta përkujton për ndikimin e investimeve në rajon me vlerë prej disa miliardëve euro të Rusisë, Kinës dhe Turqisë.
Si ilustrim për këtë Suddeutsche Zeitung përkujton se sot në Moskë do të nënshkruhet marrëveshja për hyrje të Serbisë në tregun e Unionit të Evroazisë të cilën e udhëheqë Rusia.
“Pa shpresë për ardhmëri në BE, edhe planet e shqiptarëve për ta formuar shtetin e tyre etnik mund të ngjallen e që do ta përfshijnë jo vetëm Shqipërinë dhe Kosovën por edhe Maqedoninë e Veriut, e cila është me pakicë të fortë shqiptare”, pretendon gazeta gjermane./Insajderi.com.