Sulm kibernetik në Ministrinë e Financave

Sulm kibernetik në Ministrinë e Financave

Ministria e Financave është përballur me një sulm kibernetik, përcjell Insajderi.

Kështu ka thënë ushtruesi i detyrës së ministrit, Agim Krasniqi.

“Kemi informacione për këtë sulm, por që tashmë po merremi më tepër me të, për të shikuar nga afër se çfarë saktësisht ka ndodhur”, tha ai për Lajmi.net.

Ministria e Financave vitin e kaluar ishte përballur me një avullim parash prej 2.1 milionë euro.

Rasti po vazhdon të hetohet ende. /Insajderi.com