Sulmi ndaj autobusit të Kosovës në Serbi – reagon Behgjet Pacolli

Sulmi ndaj autobusit të Kosovës në Serbi – reagon Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj autobusit me pasagjerë që po udhëtonte nga Kosova përgjatë Serbisë për në Bashkimin Evropian.

Pacolli thotë se Serbia vazhdimisht ka dështuar që të sigurojë rrugëtim të sigurt dhe liri të lëvizjes për udhëtarët shqiptarë të Kosovës.

Ai ka kërkuar që të bëhen hetime lidhur me rastin.

“ E dënoj fuqishëm sulmin ndaj autobusit plot pasagjerë që udhëtonin nga Kosova përmes Serbisë për në Bashkim Evropian. Serbia vazhdimisht nuk po arrin të sigurojë udhëtarët dhe lirinë e lëvizjes për ta. Ne kërkojmë hetime dhe siguri për qytetarët tanë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Twitter.

Sulmi ndaj autobusit me udhëtarë nga Kosova ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.