Sulmi ndaj gruas rome që i kushtoi të miturit nga Ferizaj

Sulmi ndaj gruas rome që i kushtoi të miturit nga Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj njofton se i ka shqiptuar 1 vit masë edukative, saktësisht dërgimin në institucion edukativo korrektues të miturit B.T, i cili në maj të këtij viti e kishte sulmuar një grua të komunitetit rom në sheshin e Ferizajt.

Sipas njoftimit nga gjykata, B.T do të mbetet në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

B.T me 31 maj të këtij viti në rrugën ”Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj, përkatësisht në sheshin e qytetit para postës, e pati sulmuar gruan roma Z.S e cila paraprakishte ishte sulmuar edhe në Lipjan pasi që në rrjetet sociale ishte shpërndarë fotografia e me paralajumrimet se prindrit të kenë kujdes pasi që ajo rrëmbente fëmije.

Gruaja rome ishte sulmuar pasi që i mituri e goditë fillimisht mbrapa me grusht në kokë nga e cila goditje e dëmtuara rrëzohet pastaj i mituri në mënyrë të paskrupullt e godet me shkelma në fytyrë.

Dënohet me burg i mituri që sulmoi gruan rome në Ferizaj