Sulmi seksual ndaj 13-vjeçares në Ferizaj: Motra dhe dhëndri e futën në dhomë me të dyshuarin

Sulmi seksual ndaj 13-vjeçares në Ferizaj: Motra dhe dhëndri e futën në dhomë me të dyshuarin

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet F.B., nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një 13-vjeçare, njofton Insajderi.

Ngjarja sipas njoftimit të Gjykatës, ka ndodhur më 26-27.05.2021, në Ferizaj, përkatësisht në banesën e stërnipit të të dyshuarit, i cili për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të miturën.

“…në atë mënyrë që i pandehuri ka kryer sulm seksual ndaj të miturës, deri sa e mitura ka shkuar në banesën e motrës së saj dhe deri sa i pandehuri ka qëndruar në një dhomë të banesës kur e mitura me insistimin e motrës dhe burrit të saj kishte hyrë në dhomën e të pandehurit i njëjti pasi që kishe fjetur me të deri në mëngjese kishte filluar ta prek në trup për qëllime seksuale”, thuhet në kumtesë.

“Gjykata po ashtu me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ka vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, dhe ende nuk është dëgjuar para prokurorit të shtetit e dëmtuara – e mitura, por nuk janë dëgjuar as edhe dëshmitarët tjerë të mundshëm, andaj mbi këto arsye gjykata vlerëson se po të gjendet në liri mund të ndikoj tek të njëjtit në mënyrë që të deklarohen në favor të mbrojtjes, andaj edhe mund të vije deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë veçanërisht në të dëmtuarën e mitur”./Insajderi.com