Sulmi seksual ndaj të miturës në Prishtinë, Nagavci: Organet pёrgjegjёse tё ndёrmarrin masat ligjore

Sulmi seksual ndaj të miturës në Prishtinë, Nagavci: Organet pёrgjegjёse tё ndёrmarrin masat ligjore

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka ftuar organet pёrgjegjёse qё tё ndёrmarrin tё gjitha masat ligjore pёr trajtimin e rastit të të miturës e cila është sulmuar seksualisht në oborrin e shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, njofton Insajderi.

Nagavci u ka kërkuar atyre që ta trajtojnë rastin me kompetencё dhe profesionalizёm tё lartё!

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se mbrojtja e fëmijëve është e drejtë e tyre dhe përgjegjësi shtetërore.

“Pёr pjesёn e pёrgjegjёsisё dhe detyrimeve tё shёrbimeve arsimore, ne do tё marrim masat tona institucionale, duke synuar qё tё forcojmё edukimin e fёmijёve, krijimin e ambienteve  tё sigurta qё mbёshtesin shёndetin dhe zhvillimin e fёmijёve tanё! Po ashtu, tё rrisim ndjenjёn e pёrgjegjёsisё dhe llogari-dhёnien!”, ka shkruar ndër të tjera ministrja e MASHT-it.

Ajo tutje ka bërë të ditur se edukimi seksual ёshtё pjesё integrale e kurrikulave tё reja “dhe mbi atё bazё MASHTI i ka zhvilluar materialet didaktike, udhёzuesit pёr edukimin seksual,  pёr mёsimdhёnien me tё gjitha grupmoshat e arsimit parauniversitar dhe kanё ndodhur e janё duke ndodhur trajnimet nё kёtё fushё”./Insajderi.com