
Policia e Kosovës, ka njoftuar së të dielën ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet që ka fyer dhe sulmuar disa zyrtarë policorë në Rahovec, përcjell Insajderi.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:10 në rrugën “Xhelal Haja”.
Sipas policisë, me vendim të prokurorisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar zyrtarë policorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com