Sulmohen fizikisht dy mjekë nga familjaret e një pacienti në QKUK – flasin nga SHSKUK-ja

Sulmohen fizikisht dy mjekë nga familjaret e një pacienti në QKUK – flasin nga SHSKUK-ja

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se dje rreth orës 16:00 janë sulmuar fizikisht mjeku G.H dhe infermierja T.N, nga familjarët e një pacienti në klinikën e Pulmologjisë, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga SHSKUK, stafi mjekësor ishte duke trajtuar pacientët, derisa u sulmuan nga familjari i pacientit të shtrirë në këtë klinikë .

“Stafi mjekësor ishte duke ofruar kujdes shëndetësor për pacientët kur është sulmuar”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor.

Lajmi është konfirmuar nga Policia.

Sipas PK-së, viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor dhe se pas intervistimit, në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. /Insajderi.com