
Policia e Kosovës njofton se një vrasje në tentativë ka ndodhur të hënën rreth orës 12:35.
Sipas njoftimit, tre të dyshuar kanë sulmuar me thikë dy persona.
Viktimat janë dërguar në Spitalin e Gjakovës, ndërsa është arrestuar njëri nga të dyshuarit.
Ky i fundit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se gjatë së hënës në Kosovë gjithsej janë arrestuar 10 persona, gjashtë janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit./Insajderi.com