Sot rreth orës 04:21 të mëngjesit tre persona kanë sulmuar një filial banke, në Drenas.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë arritur të thyejnë një xham dhe dyshohet se kanë depërtuar në brendi.
Këtë e bëri të ditur për Insajderin, zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 26.10.2019, rreth orës 04:12min., në Drenas, dyshohet se nga tre të dyshuar është sulmuar një filial i një banke. Të dyshuarit kanë arritur të thyejnë një xham dhe dyshohet se kanë depërtuar në brendi. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe ka bërë vend-shikimin duke mbledhur dëshmitë që janë të nevojshme për të zbardhur rastin”, tha Krasniqi./Insajderi.com