Sulmohet fizikisht avokati Mahmut Halimi

Sulmohet fizikisht avokati Mahmut Halimi

Avokati, Mahmut Halimi është sulmuar fizikisht sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës nga dëshmitar.

Insajderi merr vesh se sulmuesi është Sabit Lushtaku. Rasti ka ndodhur gjatë një seance në procesin gjyqësor kundër të pandehurit, Driton Latifit.

I kontaktuar nga Insajderi avokati, Halimi ka treguar se sulmi ndaj tij ndodhi derisa po e merrte në pyetje dëshmitarin. /Insajderi.com