Sulmohet fizikisht gazetari Valon Syla (VIDEO)

Sulmohet fizikisht gazetari Valon Syla (VIDEO)

Gazetari kosovar, Valon Syla, është sulmuar fizikisht nga një pëson në Prishtinë, njofton Insajderi.

Sulmi ndaj gazetarit Syla është xhiruar edhe me një kamerë amatore nga një qytetar.

Siç shihet nga videoja, një person e mban për dore Sylën ndërsa me dorën tjetër e grushton.

Syla në një moment provon të largohet me një taksi, por sulmuesi nuk e lëshon dhe vazhdon ta grushtojë.

Ende nuk dihet se përse ka ardhur deri tek sulmi fizik i Sylës.

Syla ditëve të fundit kishte shkruar disa statuse në llogarinë e tij në Facebook ku kritikonte shqiptarët në diasporë dhe qasjen e tyre në raport me shtetin e Kosovës.

Komentet e Sylës u cilësuan ofendues nga shumëkush dhe u bë një debat i madh në rrjetet sociale rreth asaj së çfarë shkruante Syla.

Gjithsesi, ende nuk dihet nëse sulmi ndaj Sylës ka pasur të bëjë me statuset e shkruara para disa ditësh, apo jo./Insajderi.com