Sulmohet fizikisht një infermier në Spitalin e Prizrenit

Sulmohet fizikisht një infermier në Spitalin e Prizrenit

Një infermier në Spitalin e Prizrenit është sulmuar fizikisht të martën në vendin e punës, transmeton Insajderi.

Kryetar i Sindikatës së Spitalit në Prizren, Shkëlzen Krasniqi, e ka konfirmuar rastin teksa ka njoftuar se sulmi fizik është bërë nga babai i një pacienti.

Sipas Krasniqit, infermieri është sulmuar pa ndonjë arsye.

“Pacienti ka ardhur me një udhëzim pa emër e mbiemër dhe pa shënime përkatëse për të bërë një radiografi. Kjo ka qenë arsyeja e vetme pse infermieri ka kërkuar që t’i jepen shënimet personale. Kurse përcjellësi, babai i pacientit i ka thënë “këqyr kryeje t’i punën e mos kërko shënime tjera dhe mandej papritur e ka sulmuar fizikisht duke e goditur ne pjesën e syrit infermierin “, ka thënë ai për PrizrenPress.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, e ka konfirmuar sulmin fizik ndaj infermierit të Spitalit të Prizrenit.

Ai ka treguar se sulmuesi është arrestuar./Insajderi.com