Një infermiere është sulmuar sot fizikisht në Klinikën Infektive të QKUK-së, njofton Insajderi.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Insajderin se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një sulm fizik që ka ndodhur brenda objektit të Klinikës infektive në Prishtinë”, ka thënë ajo.
Tutje Ahmeti është shprehur se hetuesit policor në koordinim të ngushtë me prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin në fjalë./Insajderi.com