Sulmohet kryetari i Gjykatës në Vushtrri

Sulmohet kryetari i Gjykatës në Vushtrri

Policia ka arrestuar dje një person pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht kryetarin e Gjykatës Themelore në Vushtrri, Rifat Bllata.

Siç njofton Policia e Kosovës, sulmi dyshohet të ketë lidhje me një lëndë ku ishte i përfshirë i dyshuari, raporton Insajderi.

Video: 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht Kryetarin e Gjykatës Themelore dega në Vushtrri viktimën mashkull K-Shqiptar, lidhur me një lëndë ku ishte i përfshirë si i dyshuar”, thuhet në njoftim.

Rifat Bllata është dërguar për tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës, ndërkaq me vendim të prokurorit “i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /Insajderi.com