Sulmohet me thikë nga bashkëshorti i saj, gruaja nga Gjakova dërgohet në spital

Sulmohet me thikë nga bashkëshorti i saj, gruaja nga Gjakova dërgohet në spital

Një grua është sulmuar gjatë pasdites të së mërkurës në Gjakovë, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se patrulla policore i është përgjigjur rastit, dhe ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka takuar viktimën që dyshohet se është sulmuar me thikë nga burri i saj.

Viktima është dërguar në Emërgjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, ndërsa gjendja e saj shëndetësore është stabile.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i njëjti po kërkohet nga njësitet policore. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njesitet relevante policore dhe Prokurori Kujdestar.

“Datë 31.03.2021 rreth ores 15:30, Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informatë se një person i gjinisë femerore është sulmuar nga një person në rr. UÇK në Gjakovë. Patrulla policore i është pergjigjur rastit, dhe me të dalur në vend të ngjarjes ka takuar viktimën femër e cila dyshohet që është sulmuar me mjet të mpreht (thikë) nga burri i saj . Viktima është derguar me Autoambulancë në Emergjencen e Spitalit Rajonale “Isa Grzda” në Gjakovë, pasi qe ka pesuar disa lendime ne qafë dhe dorë nga goditjet e të dyshuarit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetsore e viktimes është stabile. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, njesitet policore janë duke e kërkuar te dyshuarin. Lidhur me rastin janë njoftuar te gjitha njesitet relevante policore dhe Prokurori Kujdestar”, ka thënë Xhurkaj. /Insajderi.com