Një person është sulmuar me thikë të martën në Podujevë, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me të dyshuarin në një lokal të lojërave kompjuterike, njofton Insajderi.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti në polici është hapur si “Lëndim i rëndë trupor”.
“Podujevë 06.04.2021 – 21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në një lokal të lojërave kompjuterike, e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com