Sulmohet me thikë një person në Podujevë

Sulmohet me thikë një person në Podujevë

Një person është sulmuar me thikë mbrëmë në Podujevë.

Rastin e ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Rr. “Zahir Pajaziti”, Podujevë 24.02.2020 – 18:45. Viktima i mitur mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është në arrati”, thuhet në raportin e PK-së

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor” dhe është kategorizuar tek incidentet kriminale/Insajderi.com