Sulmohet mjeku dhe polici në Gjakovë

Sulmohet mjeku dhe polici në Gjakovë

Një person është arrestuar në Rahovec, pasi derisa kishte qenë nën ndikim të alkoolit kishte dëmtuar disa xhama të shtëpisë së tij. I dyshuari është dërguar në spitalin e Gjakovës pasi kishte lëndime, gjatë tretmanit ka qenë agresiv ku ka sulmuar mjekun dhe një polic, si pasojë polici ka pësuar lëndime të lehta.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse, në Pejë, është arrestuar një i dyshuar i cili pas një mosmarrëveshje kishte ofenduar dhe  tentuar ta sulmojë fizikisht një zyrtar mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti hetohet në procedurë të rregullt.