Sulmohet Policia e Kosovës në Zubin Potok me armë zjarri

Sulmohet Policia e Kosovës në Zubin Potok me armë zjarri

Sot në orët e hershme të mëngjesit, është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur për Shqip.com se në këtë rast është sulmuar Policia e Kosovës me armë zjarri.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, ka deklaruar Kelani.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve./Insajderi.com