Sulmohet seksualisht një femër e mitur në Skenderaj

Sulmohet seksualisht një femër e mitur në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten, ka arrestuar një person si të dyshuar për ngacmimin seksual ndaj një femre të mitur, shkruan Insajderi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:10 në komunën e Skenderajt.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Insajderi.com