
Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një femër, njofton Insajderi.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë të dielën, rreth orës 18:30.
Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com