Sulmohet treni “Bllaca 99” që rikujtoi ikjen e shqiptarëve

Sulmohet treni “Bllaca 99” që rikujtoi ikjen e shqiptarëve

Në përvjetorin e eksodit të Bllacës, ishte vendosur gurthemeli i muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”. Shumë qytetarë morën pjesë në këtë inaugurim, duke iu bashkëngjitur rrugëtimit me tren, por kësaj radhe me dëshirë

Treni “Bllaca 99” u vendos për të kujtuar ikjen masive të shqiptarëve pas përndjekjes nga forcat serbe.

Por, ky tren nuk është në gjendjen në të cilën gjendej kur u inaugurua.

Lexues të Express kanë dërguar disa fotografi ku shihet se qytetarë të pandërgjegjshëm e kanë sulmuar dhe dëmtuar këtë tren.

“Sot e vizituam kështu ishte. Dritaret e thyera, karriget e shkatërruara,  kabllot e rrymës të këputura. Kjo ka ndodhur këto ditë pasi është vendosur”, ka shkruar një lexues.