Sulmohet ueb-faqja e Trustit

Agron Krasniqi: “Ishte planifikuar që në ora tre të fillojmë me pranimin e aplikacioneve për tërheqjen e 10 përqindqëshit mirëpo siç duket ka pasur shumë tentative të sulmeve kibernetike andaj nga ekipi jonë faqja për momentin është e pamundësuar që të aplikojnë”.

Sulmohet ueb-faqja e Trustit

Ueb-faqja e Trustit ka qenë cak i sulmeve kibernetike, në ditën kur është paraparë të nisë aplikimi online, për tërheqjen e 10% të kursimeve, njofton Insajderi.

Zëvendësdrejtori i Trustit, Agron Krasniqi, në një konferencë për media ka konfirmuar se faqja ka rënë shkaku i tentativave për sulme kibernetike.

Edhe pse procesi i aplikimit online ishte paraparë që të niste nga ora 15:00, faqja e internetit ka rënë nga funksioni qysh para orës 15:00.

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje Ekonomike, qytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale.

“Ishte planifikuar që në ora tre të fillojmë me pranimin e aplikacioneve për tërheqjen e 10 përqindqëshit mirëpo siç duket ka pasur shumë tentative të sulmeve kibernetike andaj nga ekipi jonë faqja për momentin është e pamundësuar që të aplikojnë”, ka thënë Krasniqi.

“Fatkeqësisht është e pamundur të themi një afat kohor ajo çfarë është e rëndësishme është të kemi një siguri maksimale dhe kurdo që aplikojnë kontribuuesit sot ose nesër pagesat e para do të bëhen pas dhjetë ditësh. Ekipi jonë është duke punuar dhe do të punojë deri sat të zgjidhet”./Insajderi.com